E mërkurë, 2 Tetor, 2024
21.9 C
Pristina

Njihuni me opinionistin e parë të “Big Brother VIP Kosova”

“Big Brother VIP Kosova” do të vijë këtë edicion me disa risi, duke përfshirë ndryshime në strukturën organizative dhe emra të rinj që do t’i bashkohen produksionit.

Këtë sezon, spektakli do të ketë Olsa Muhametin në rolin e producentes ekzekutive, duke sjellë një frymë të re në program.

Ndërsa thuhet se Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të vazhdojnë të jenë moderatorët, një figurë e njohur e ekranit është konfirmuar si opinionist. Bëhet fjalë për Milaim Zeka.

Ai do të ulet në karrigen e një prej opinionistëve të këtij programi.

Për sa i përket pjesëmarrësve të mundshëm, janë përfolur emra si Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona dhe Arbër Zeka.

Nga Rubrika