Web Analytics

Noizy shfaqet me Xhensilën, Besi bën komentin epik

Botuar nga: InfoKosova

Deri më tani Noizy ka publikuar një sërë bashkëpunimesh, teksa pritet të lançohen projekte të reja.

Së fundmi, ai bëri me dije bashkëpunimin e tij me Xhensila Myrtezajn, këtë lajm e bënë të ditur dy artistët me anë të një fragmenti të shkëputur nga klipi i tyre i ardhshëm në rrjetin e tyre social, Instagram.

Të shumta ishin reagimet, por ajo çfarë ra në sy ishte komenti i partnerit të Xhensilës, Bes Kallakut. Sigurisht reagimi i aktorit ishte shumë original, me humorin që e karakterizon.

“Pas kësaj këngë, Noizy edhe një bashkëpunim me Ijen, por profil Gangsta,”- shkruan Besi duke e shoqëruar me disa ikona duke qeshur.

Të FUNDIT