E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Nuk është më Luiz Ejlli, ja kush është “VIP-i” shqiptar më i ndjekur në rrjete sociale

Në ditët e sotme të jesh “VIP” duhet me patjetër të kesh edhe shumë followersa në rrjetet sociale.

Ku së fundmi të pasurit shifra të larta shikueshmërie është kthyer edhe në një lloj matje “fame”.

Eksperti i “IT-s”, Tomi Kallanxhi i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka pohuar se në fakt vendin e parë në rrjetet sociale nuk e mban më Luiz Ejlli por Kiara Tito me plot 1.6M, 2M shikime dhe angazhime në postimet dhe story-t e saj.

Ai theksoi se Luiz Ejlli e ka lënë pas dore menaxhimin e rrjeteve sociale duku u fokusuar më së shumti tek “videolive“ me fansat, gjithashtu ai propozoi se mbase menaxhimin e faqeve të këngëtarit nga Shkodra duhet ta marrë në dorë ndonjë ekspert.

Ai nuk la pa përmendur edhe emra të tjerë të showbizzi-t kryesisht ish- banorë të “Big Brother”.

Ndër të tjera ka përmendur moderatorin Ronaldo Sharka i cili është rritur me “5000” ndjekës ku sipas ekspertit ai është marrë shumë me publikimin e “reeal” në instagram duke e bërë atë viral.

Jori dhe Elvis Pupa gjithashtu janë dy nga personazhet të cilët janë në rritje me followersat e tyre dhe me fitimet nga rrjetet sociale.

Duke mos “lënë në hije” as Olta Gixharin dhe Keisi Medinin të cilat janë dy nga vajzat më të ndjekura në botën virtuale.

Por kishte edhe nga at që e kishin humbur famën e tyre në rrjetet sociale si Armaldo Kllogjeri “ Maestro” dhe Krist Aliaj të dy personazhet kishin pësuar ulje të ndjekësve të tyre.

Nga Rubrika