Barcelona e ka filluar kampionatin më keq se sa pritej. Statistikisht, 7 pikë në 3 ndeshje nuk duken keq, por loja nuk ka bindur. Në Mallorca ndeshja u lehtësua nga përjashtimet e dy lojtarëve kundërshtarë; ndaj Levantes pjesa e parë ishte e dobët; edhe ndaj Rayo pati shumë mangësi. Pa Joan García në portë, Barcelona do të kishte humbur në Vallecano.
Trajneri Flick ka shprehur pakënaqësi, duke kritikuar egoizmin e lojtarëve dhe mungesën e angazhimit në pjesën e dytë në Mallorca. Mbrojtja ka vuajtur. Mungesa e Iñigo Martínez është ndjerë, sidomos për ndikimin mbi lojtarët e rinj. Araujo dhe Cubarsí kanë gabuar disa herë, ndërsa Koundé ka humbur vendin e titullarit karshi Eric García. Flick ndryshoi qendërmbrojtësit në Vallecas, por gabimet vazhduan, si lejimi i Fran Pérez të shënonte pas një këndoreje.
Mesfusha me Pedri dhe Frenkie de Jong nuk e ka arritur nivelin e sezonit të kaluar, as zëvendësit (Gavi, Casadó, Fermín) nuk kanë bindur. Në sulm, Olmo dhe Rashford kanë dhënë pak, ndërsa dëmtimi i Lewandowskit ka ndikuar shumë. Ferran Torres ka qenë i mirë në dy ndeshjet e para, jo në Vallecano. Pra, problemet janë të shumta, jo vetëm egoja, që e kanë lënë Barcelonën larg nivelit të pritshëm.