E diel, 2 Mars, 2025
2.6 C
Pristina

Nuk iu zgjati shumë, ndahen Diana dhe Arioni

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Diana dhe Arioni, kanë marrë një vendim të papritur për t’i dhënë fund lidhjes së tyre, e cila nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Sipas burimeve të Prive, çifti ka përjetuar një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundoi me ndarje. Ndonëse ata u përpoqën ta vazhdonin romancën edhe jashtë shtëpisë së BBVK, duket se sfidat dhe mosmarrëveshjet nuk mundën të kapërceheshin.

Një vëzhgim i profileve të tyre në Instagram tregon qartë se lidhja e tyre tashmë është në të shkuarën. Të dy kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu një konfirmim indirekt ndarjes së tyre.

Lidhja e Dianës dhe Arionit pati uljet dhe ngritjet e saj, por nuk zgjati shumë pas përfundimit të spektaklit. Pas reflektimit të përbashkët, ata kanë vendosur që është më mirë të ndjekin rrugë të ndara, duke u fokusuar në jetët e tyre individuale.

Ndonëse ndarja e tyre ka zhgënjyer fansat që shpresonin në një histori dashurie të suksesshme, duket se për Dianën dhe Arionin ky ishte vendimi më i mirë për momentin.

PROMO

Nga Rubrika