E mërkurë, 16 Prill, 2025
22.7 C
Pristina

Nuk u treguan pamjet, habit Xeni, zbulon se u përplas me Laertin në dasmën e mbrëmshme

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Teksa dasma e Gjestit dhe Eglit në “Big Brother VIP 4” u transmetua si një nga momentet më të bukura dhe festive të sezonit, duket se jo gjithçka ishte ashtu siç u shfaq në ekran.

Xeni, ish-banori i njohur i këtij edicioni, zbuloi sot një incident të pazbuluar që ndodhi pas kamerave dhe që përfshin një përplasje me Laertin.

I ftuar në një intervistë televizive, Xeni tha: “Pashë fytyra jo të gëzuara në dasmë. Ishin disa, por po cek vetëm pjesën që nuk pa publiku – incidentin tim me Laertin. U shkëmbyen disa fjalë dhe pasuan me deklarata të rënda nga ana e tij kundër meje.”

Xeni rrëfeu se gjithçka nisi kur ai refuzoi t’i jepte dorën Laertit në fund të mbrëmjes, duke përmendur një arsye personale:
“Nuk ia dhashë dorën sepse nuk më përcolli kur dola nga ajo derë. Mbrëmë më erdhi te më jepte dorën pasi kishte pirë pak, por i thashë: ‘Burrat nuk rrinë me duar në xhep kur dikush është lënduar’.“

Sipas Xenit, reagimi i Laertit ishte befasues dhe shqetësues. Gjatë bisedës me Rozanën, aktori ka thënë: “Me një SMS i dërgoj njerëzve të sqarojnë [Xenin], se ti e di kush jam.’ Për mua ky është një kërcënim, por nuk më shqetëson.”

PROMO

Nga Rubrika