E diel, 6 Korrik, 2025
35 C
Pristina

Nuse me fat! Kiara krenare për arritjet e Luizit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Luiz Ejlli, fituesi i “BBV”, është kthyer në një fenom në rrjetet sociale që prej hyrjes së tij në shtëpi.

Miliona ndjekës dhe fansa e kanë mbështetur atë që prej nisjes së spektaklit, madje duke i dërguar edhe drona në shtëpi.

Ai kështu mori një përkrahje të jashtëzakonshme dhe u kthye në djalin e parë në Shqipëri që merr biliona views.

Nuk ka pasur më parë një fenomen të tillë në vendin tonë.

Kiara ka postuar një video teksa janë me miliona fansa duke e mbështetur njëzëri Luizin.

Theksojmë faktin që ajo e mbështet Luizin në çdo dalje të tij, madje duke qenë prezente dhe vetë Kiara nëpër koncerte.

Ajo është shprehur gjithmonë që është shumë krenare për suksesin e tij.

Pasi fitoi garën në “BBV”, Luizi u përqëndrua edhe tek karriera e tij si këngëtar ku korri suksese të tjera.

Së fundmi ai ka publikuar këngën “Frymë” që është dedikim për vajzën e tij dhe të Kiarës që do të vijë në jetë.

Luizit i kanë hyrë në llogarinë e tij në Instagram, duke e mbyllur, por për fat të mirë ai ka bërë të mundur që ta rikthejë sërish.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiarakryefjala (@kiarakryefjalaa)

PROMO

Nga Rubrika