Web Analytics

“O qyqan, mami yt…”- Xhuli i kthehet keq Amir Rrahmanit

Kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka sqaruar aludimet që mes tij dhe ish banores së “BBVK”, Juliana Nura mund të ketë nisur diçka.

Këto aludime erdhen pas një fotografie ku shiheshin të dy së bashku.

Rrahmani i ka mohuar këta zëra duke thënë se është një gjest i ulët nga ana e Xhulit, pasi ajo i kishte kërkuar fotografi e më pas ua kishte dërguar mediave.

“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu.

Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu.

Jam singel dhe nuk ka asgjë të re” tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjini.

Mirëpo, Xhuli nuk e ka lënë me kaq.

Ajo ka reaguar ashpër duke e quajtur futbollistin ‘’qyqan’’, e duke i thënë se nëna e tij dhe gjyshja e duan modelen.

“Kremi po thotë julin ta don mami yt dhe gjyshja jote o qyqan e le per fam qe ke”, ka shkruar ajo.

Shiko foton:

Nga rubrika