Web Analytics
E shtunë, 2 Gusht, 2025
16.8 C
Pristina

“O Zot, më…!” – Ky është reagimi i Xhensila Myrtezajt ndaj zërave për një romancë me Ledri Vulën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prej disa kohësh, në mediat rozë dhe rrjetet sociale, qarkullon me këmbëngulje lajmi për një romancë të mundshme mes dy prej emrave më të njohur të showbizit shqiptar: këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe reperit të dashur për publikun, Ledri Vula.

Aludimet nisën që kur të dy u panë shpesh bashkë në koncerte, bashkëpunime muzikore dhe paraqitje publike, ku afrimiteti i tyre ra në sy të ndjekësve. Shtuar kësaj, fakti që të dy janë tashmë të ndarë nga partnerët e tyre të mëparshëm dhe secili ka nga një fëmijë, ka bërë që rrjeti të shpërthejë me kuriozitet dhe dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë, pavarësisht gjithë kësaj vëmendjeje mediatike dhe komenteve të shumta në rrjet, as Xhensila dhe as Ledri nuk kanë pranuar apo konfirmuar ndonjëherë publikisht një lidhje romantike.

Së fundmi, një detaj interesant është bërë publik nga gazetari Elton Tozaj, i cili ishte i ftuar në një emision në MCN TV. Gjatë intervistës, ai tregoi një episod që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë: ndërsa ishte në makinë me Xhensilën dhe motrën e saj, rrugës për në drekë, atij i kishte rënë telefoni. Gazetarja që po e ftonte në emision, i kishte treguar se një nga temat që do të diskutoheshin ishte pikërisht romanca e përfolur e Xhensilës me Ledrin.

Duke qenë se telefoni i Eltonit ishte në “loud speaker”, Xhensila e kishte dëgjuar bisedën drejtpërdrejt. Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm, plot lodhje nga këto spekulime që nuk ndalen: “O Zot, më çmendën!”, – ishte fjalia që sipas Eltonit, tregonte qartë mërzitjen dhe lodhjen e këngëtares nga këto thashetheme që duket se nuk kanë të sosur.

Më tej, Elton Tozaj theksoi se mes Xhensilës dhe Ledrit nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësi e mirë dhe një raport profesional të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë. Sipas tij, të gjitha lajmet dhe komentet që kanë qarkulluar janë thjesht spekulime dhe nuk mbështeten në asnjë fakt konkret.

Ky sqarim vjen në një kohë kur publiku vazhdon të jetë tejet i interesuar për jetën private të të dy artistëve dhe çdo detaj i tyre shpesh interpretohet si “provë” e një historie dashurie të fshehtë. Megjithatë, deri më tani, as Xhensila dhe as Ledri nuk e kanë konfirmuar një lidhje dhe, nga sa duket, nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

Deri atëherë, fansat mund të vazhdojnë të kënaqen me muzikën dhe projektet që sjellin të dy, duke shpresuar se ndoshta një ditë do të ketë një bashkëpunim të ri artistik mes tyre – dhe pse jo, të marrin përgjigje për pyetjet që i mundojnë prej kohësh./Infokosova

PROMO

Nga Rubrika