Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka komentuar së fundmi një deklaratë të bujshme që ka bërë pak vite më parë kundrejt këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj dhe vëllait të saj, Alban Ramosaj.
Asokohe, teksa ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt, Albano Bogdo e prezantoi këtë të fundit si “ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother”.
Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktrorin Donald Veshaj, një marrëdhënie e cila përfundoi menjëherë pas mbarimit të BBV.
Së fundmi Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat.
Ai është shprehur se atë kohë është konsideruar si njeriu më i urryer në Ballkan.
“Atëherë thash isha njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë.
Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua.
Ishte i ekzagjeruar reagimi.
Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…
Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë, dhe i preku aq shumë.
Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatrix.
Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatrixës.
I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzorë.
Po të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.
E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë.
Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria.
Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë”, është shprehur Albano Bogdo në “S’e Luan Topi”.