Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, drama dhe emocionet arrijnë një nivel të ri me vendosjen e tre kutive emergjente, të cilat sjellin si avantazhe ashtu edhe penalitete për banorët
Që nga dita e sotme, banorët e show-t të njohur përballen me sfida të reja që do të testojnë strategjitë e tyre dhe aftësitë për t’u përshtatur. Ola, një nga konkurrentët më të përfolur, ka thyer për herë të parë “Kutinë e fuqisë së artë”, duke hapur një spirale të re ngjarjesh në brendësi të shtëpisë.
Kjo veprim e saj ka shkaktuar një valë ndryshimi në dinamikën e grupit, ndërsa të tjerat kutitë mbeten ende të paprekura.
Sipas rregullave të ‘Big Brother’ kjo kuti mbanë një avantazh për banoret e tjerë, por jo edhe për Olen.
“Sapo hoqe të gjitha penalitete që kishte vendosur vëllai madh dhe rikthehet çmimi i madh prej 100mijë euro, dhe sipas kësaj humbe të drejtën për te fituar shpërblime, avantazhe ose bunuse në këtë lojë” ishte e shkruar në kutin e artë.
Nga kjo kuptojmë se Ola do të vazhdoj të jetë në nominm gjatë kësaj mbrëmje.