Në botën e showbiz-it shqiptar, emri i Olsi Bylyku dallohet për talentin dhe prezencën e tij unike.
Megjithatë, së fundmi, një postim i tij në Instagram ka prekur mijëra ndjekës. Fotografia e qetë, që tregon prinderith nën një perëndim të artë, është shoqëruar me një përshtypje të ndjerë për dashurinë e prindërve.
Me fjalët: “Kur sheh prindërit…”, Bylyku na kujton të gjithëve përkushtimin e heshtur dhe sakrificat e pafundme që prindërit bëjnë për fëmijët e tyre. Ky mesazh rezonon thellësisht në zemrat e shumë shqiptarëve, të cilët shpesh ndjejnë një respekt të thellë për këtë rol të shenjtë.
Kur sheh prindërit, për një moment humbesh… “Tipa” të çuditshëm shumë – të duan pa arsye, të japin gjithçka pa kërkuar asgjë. Sakrifikojnë dhe ajrin e tyre në heshtje… që ti të kesh nesër “frymëmarrje” të plotë. Ndërtojnë ura, me djersë e shpirt, vetëm që ti të mos ecësh zbathur mbi gurë.
Kur sheh prindërit, edhe të jesh në zymtësinë më të thellë, të lind shpresa. Edhe kur ndihesh i humbur, aty pranë tyre, në mënyrë abstrakte, shpirti gjen busull…
Kur sheh prindërit… kupton që babai, në të vërtetë, ka qenë një “gënjeshtar”. Asnjëherë s’e dimë sa ka vuajtur, se vetëm buzëqesh. Ku babai, pavarësisht çfarë suksesesh kemi prekur,
si baba nuk tha kurrë: “Kam nevojë”, por gjithmonë: “Çfarë ke nevojë?”
E nëna… Si mund ta përshkruash nënën? Sa herë ka fshehur dhimbjen e kokës së saj,
që e jona të flinte e qetë në supin e saj. Nëna është më e fortë se jeta. Kur sheh prindërit, kupton që… ata s’kanë shkruar libra, por mbi ne kanë lënë jetën e tyre.
Dhe sot, sa herë që i shoh pa fjalë, më duket sikur më thonë gjithçka. Dhe mes gjithë zhurmës së jetës… e vetmja ndjesi paqeje, është ajo… kur sheh prindërit.
Duajini dhe kaloni kohe me prindërit tuaj,perqafojini cdo sekond,cdo minut,cdo dite,e nëse nuk i keni kujtojini gjithë jetën.
Për Olsi Bylykun, ky postim është më shumë se sa një kujtim i ëmbël. Ai është një falënderim i heshtur për gjithë mbështetjen e tyre, një vlerësim për çdo sakrificë të heshtur dhe një reflektim mbi vlerat e vërteta që i kanë formuar si artist dhe njeri.
Ju nxisim të merrni një çast dhe të reflektoni mbi rolin dhe rëndësinë e prindërve në jetën tuaj. **Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!**/InfoKosova/