Web Analytics

Osmani shtrëngon duart me Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen tuaj më mirë se ne

Botuar nga: InfoKosova

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Derisa u realizua fotografia familjare e liderëve pjesëmarrës, presidentja Osmani shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa biseda me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po ashtu është duke marrë pjesë në këtë samit.

Për këtë takim të shkurtë që pati, Osmani ka shkruar edhe në Twitter.

“Në kohërat kur është e rëndësishme se ku qëndroni, unë i shpreha solidaritetin tonë të plotë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës.

Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1664241251313385475/photo/1

 

Të FUNDIT