Më 24 qershor, legjenda e futbollit botëror, Lionel Messi, festoi 38-vjetorin e lindjes. Si një ndër emrat më të njohur dhe të dashur të sportit global, dita e tij e veçantë nuk mund të kalonte pa u shënuar me një festë të paharrueshme.
Bashkëshortja e tij e dashur, Antonela Roccuzzo, ishte organizatorja e kësaj surprize të bukur, duke sjellë një atmosferë magjike dhe festive në çdo detaj të ditëlindjes. Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një seri fotosh nga festa, ku duket se gjithçka ishte menduar me shumë kujdes – nga dekorimi luksoz, ndriçimi elegant, deri tek momentet intime dhe të sinqerta të festës.
Në imazhet e publikuara, çifti shihet i lumtur dhe i përqafuar, ndërsa buzëqeshjet dhe ndjenja e dashurisë janë të dukshme në çdo pamje. Pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë ishin edhe familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, të cilët e shijuan në maksimum atmosferën energjike dhe emocionet që solli kjo ngjarje.
“Duke festuar për ty”, ka shkruar Antonela krahas postimit, duke treguar se kjo ditë nuk ishte thjesht një datë kalendarike, por një moment i veçantë për ta, për të festuar jetën, sukseset dhe dashurinë që i bashkon prej vitesh.
Pamjet nga festa u bënë virale menjëherë, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat në mbarë botën, të cilët i uruan yllit argjentinas jetë të gjatë, shëndet dhe më shumë suksese si në fushën e lojës ashtu edhe në jetën personale./InfoKosova/
Shiko pajmet: