Tërmet 7 ballë’ është ajo që Dalina Buzi e përshkroi për ndarjen e saj, që ndodhi dy vite më parë.
E ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina zbuloi momentet e vështira që përjetoi gjatë kësaj periudhe të turbullt në jetën e saj. Ajo tregoi se përpiqej të mblidhte veten, duke e ditur se nuk kishte kthim pas. E vështirë ishte të pranoje që pas një martese 15-vjeçare, zgjidhja përfundimtare ishte divorcimi. Dalina ndau se marrëdhënia e saj kishte kaluar nëpër një krizë të thellë, duke krijuar çarje të mëdha mes tyre.
“Ra një tërmet, ishte një tërmet i madh. Ai moment ndjehej si një tërmet 6-7 ballë, dhe secili nga ne ishte duke mbledhur copat e veta. Disa e përballuan më shpejt, disa më ngadalë, por u ndje se kishte ardhur fundi, se nuk kishte kthim mbrapa. Sado që të je i përgatitur për ndarjen, nuk është kurrë e lehtë të pranohet. Është si një diagnozë vdekjeprurëse, ti e di që vjen, por nuk e di saktësisht si do ndodhë,” theksoi ajo, duke përdorur metafora të fuqishme për ndjenjat që përjetoi.
Gjatë diskutimit, Dalina zbuloi se periudha pas divorcit ishte si një rrugëtim për të zbuluar veten dhe forcën që ndiente si nënë. “Pas ndarjes, unë u futa në çdo forum që ekzistonte, duke kërkuar ngushëllim dhe këshilla nga gra të tjera që kishin kaluar përvoja të ngjashme. Duke e parë veten nga syri i të tjerëve, ndjeva se situata ime ishte më ndryshe. Pjesa më e rëndësishme ishte përballja me lindjen e një Daline të re,” shpjegoi ajo.
Dalina pohoj se periudha pas divorcit i ofroi mundësinë për t’u njohur më mirë. “Ky ishte një prej periudhave më interesante të jetës sime. Ishte e vështirë, por gjithashtu një mundësi për të eksploruar aspekte të reja të vetes që nuk i kisha njohur më parë. Kam qenë gjithmonë e përkëdhelur dhe kam pasur një jetë kaq të mirë, por tani përballesha me realitetin si nënë,” tha ajo, duke reflektuar mbi vetin e saj të re.”
Dalina pranoi se dy javët e para pas ndarjes ishin një periudhë trazirash emocionale, por pas kësaj ajo arriti ta shihte situatën me një qasje profesionale. “E pashë veten si një producentes, socializova dhe identifikova rolet e ndryshme që kisha – dhe u përballa me pyetje të thella mbi zgjedhjet e mia. Pse ndodhi kjo? Çfarë e solli këtë ndarje dhe çfarë duhet të ndodhi tani?” theksoi ajo.
Ajo çoi më tej reflektimin e saj, duke diskutuar se si menaxhimi i fëmijëve ishte prioriteti i saj më i madh. “Pas ndarjes, kuptova se fëmijët e mi ishin ata që kishin nevojë për mua. Nuk kam pasur kohë për të qëndruar në rrethrrotullim apo të mendoj për veten time. Unë isha Dalina nënë, dhe kjo ishte urgjente,” shpjegoi ajo.
Dalina theksoi se karriera e saj gjithmonë kishte qenë një prioritet, por tani ajo duhej të bënte zgjedhje të reja. “Puna është gjithmonë e rëndësishme për mua, por pas ndarjes, ndjeva se duhej të filloja një transformim. Nuk mund të vazhdoja me të njëjtat gabime të kaluara,” shprehu ajo.
Ajo e përfundoi duke thënë: “Kjo periudhë më ndihmoi të kuptoja se jo gjithçka është në duar. Ka gjëra të bukura që mund të lindin edhe nga fatkeqësia, dhe pavarësisht vështirësive, unë kam mësuar si të jem një nënë më e mirë për fëmijët e mi.”