Këngëtari i njohur Arian Agushi ka ndarë pak minuta më parë një lajmi emocionues dhe të gëzueshëm me ndjekësit e tij.
Pas dy djemve, Ariani ka njoftuar se është bërë baba i një vajze të quajtur Emblema, një emër që simbolizon bukuri dhe vlerë të veçantë.
Këngëtari, në një postim emocional, shpreh mirënjohjen e tij për këtë dhuratë të shenjtë.
“Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit e Mëshirëplotit që sot prap na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë.
Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër. O Allah o Zoti im bëje rob falënderues dhe bëje më të mirë se sa ne e mendojmë,” ka shkruar ai, duke i dhënë emocion këtij momenti të veçantë.
Lindja e vajzës përfaqëson një moment të rëndësishëm në jetën e çdo prindi, dhe Arian Agushi nuk është përjashtim. Ai thekson rëndësinë e emrit Emblema, duke e shprehur atë si pasuri dhe simbol të dashurisë për familjen e tij. Këta moment të bukur janë çaste që do të mbahen mend përjetësisht.
“Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta,” ka vazhduar Ariani, duke shprehur dashurinë e tij të pakushtëzuar për vajzën e tij të re.