Pas një festimi të paharrueshëm të ditëlindjes, ku riktisi vëmendjen me dy party luksoze, influencerja e njohur Hatixhe Brika, e njohur si Hati, është përballur me një situatë të papritur shëndetësore.
Vetëm disa ditë pas festimeve, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një moment që shpërfaq një anë më të errët të jetës së saj publike.
Hati, që sapo ishte në festë dhe lumturi, tani ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Kjo situatë e papritur ka alarmuar ndjekësit e saj dhe ka ngjallur shumë pyetje për gjendjen e saj shëndetësore.
Në një InstaStory të sapo-publikuar, Hati ka postuar një fotografi që tregon një shishe serumi afër saj.
Një imazh që flet më shumë se kaq, ai tregon se ndërsa buzëqeshja dhe festa ishin pjesë e jetës së saj, shëndeti gjithashtu kërkon vëmendje.
Krahas fotos, Hati ka shkruar një mesazh të shkurtër por të rëndësishëm: “Gjëra që ndodhin”, bashkangjitur me një emoji që përçonte ndjenjat e saj në atë moment.
Megjithëse Hati nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj, kjo situatë na rikujton se edhe individët më të njohur përballen me sfida të pa pritura në jetën e tyre.
Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për Hatinë dhe i dërgojmë mbështetje për këtë periudhë të vështirë.