E martë, 22 Prill, 2025
13.3 C
Pristina

Pas fitores në BBVA, Gjesti është gati për të shkëlqyer në emisionin e njohur!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk po humbet kohë për të qëndruar pranë publikut, duke shfaqur talentin dhe karizmën e tij pas përfundimit të spektaklit të njohur.

Ai do të jetë i ftuari special në episodin e ardhshëm të emisionit humoristik “Portokalli”, një platformë e njohur për moshat e ndryshme, ku humoristët interpretojnë skena të ndryshme dhe ofrojnë përmbajtje argëtuese për publikun shqiptar.

Shfaqja do të transmetohet të mërkurën, në orën 19:00, në studiot e Top Channel, duke sjellë një atmosferë festive për të gjithë ata që e ndjekin me pasion këtë program

. Publiku ka pritur me padurim këtë moment, duke e parë Gjestin si një personazh të vogël të njohur që tani është bërë një emër i njohur në mediat shqiptare.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se Gjesti është gati për një kapitull të ri – mes televizionit dhe muzikës.

Ai ka treguar se ka një potencial të madh për të performuar edhe jashtë formatit të reality show-së.

Me një shumëllojshmëri talentesh në repertorin e tij, Gjesti planifikon të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij artistike. Pas eksperiencës së tij në BBVA, ku fitoi simpatinë e publikut, ai ka nisur të eksplorojë mundësi të reja në muzikë dhe argëtim, duke u bërë një figurë frymëzuese për shumë adhurues.

PROMO

Nga Rubrika