E diel, 3 Nëntor, 2024
9.4 C
Pristina

Pas lajmeve që i munguan familjarë e bashkëpunëtor në dasmë, ironizon bashkëshorti i Dafinës

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji u martuan të shtunën në një ceremoni madhështore në Prishtinë.

E në dasmë pati të ftuar personalitete të fushave të ndryshme që krijuan atmosferë të mrekullueshme.

Por, më pas u komentuan edhe fytyrat e tjera publike që nuk qenë të pranishëm, me të cilët këngëtarja kishte raporte të mira.

E ata që munguan ishin, Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B, meqë ka bashkë me ta edhe disa këngë.

Për këtë bëri një reagim tashmë bashkëshorti i Dafinës, duke ironizuar me lajmet.

“Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina..Çfarë po ndodh?”, ka shkruar ai.

Dafina shkëlqeu në të gjitha paraqitjet, marrë parasysh që ndërroi më shumë se katër fustane nusërie.

Shiko foton:

Nga Rubrika