E martë, 22 Prill, 2025
10.4 C
Pristina

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën.

Madje, Denada ka treguar mbështetje të plotë për Olsin, duke ndikuar edhe në vendimin e tij për të hyrë disa ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku pati një takim të ndjerë me ish-partneren e tij, Eglin.

Mbrëmjen e djeshme, Denada ka vendosur ta surprizojë Olsin në ditëlindjen e tij. Ajo i dhuroi një tortë speciale, ndërsa në pamjet e publikuara çifti shihet duke ndarë një përqafim të ngrohtë dhe emocionues, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

Momente të tilla të ëmbla kanë emocionuar edhe ndjekësit e tyre, të cilët kanë përcjellë urime dhe komente pozitive në rrjetet sociale.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika