Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku është treguar e hapur ndaj përgjigjeve të tyre.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte: “A ke me shku me pa live Shqipëri-Serbi? Cili prej djemve kishe dashtë me dhanë gol?”.
Vesa, ndonëse nuk përmendi emër, dha një përgjigjje që ngriti dyshime për një lidhje romantike të mundshme.
“Po kysmet, njërin me numër 19, s’po ja di emrin”, ishte përgjigjja e saj, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për futbollistin Mirlind Daku, i cili mban pikërisht këtë numër në fanellë.
Kjo deklaratë ka nxitur spekulime në rrjet, ku shumë ndjekës besojnë se ky është një detaj që lë të kuptohet për një romancë të mundshme mes Vesës dhe futbollistit.
Ndryshe, Vesa ishte e fejuar me futbollistin Mergim Berisha por lidhja e tyre nuk funksionoi gjate, ndersa dje ish i fejuari i saj Mergimi eshte bere baba per here te pare.
Përfundimisht, kjo bisedë e fundit ka bërë që ndjekësit të pyesin veten: A po shohim një lidhje të re të pasionit mes një ylli të showbiz-it dhe një futbollisti të njohur? Ndoshta koha do të japë më shumë përgjigje mbi këtë çështje intriguese.