Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Rizarta Hoxha u bë virale në rrjete sociale për një moment me Aldo Markun.
Në pamjet që qarkulluan gjerësisht, Aldo dëgjohej t’i thoshte Rizartës “Shtrengoje” ndërsa ndodheshin në krevat, duke nxitur spekulime për një raport intim mes tyre.
Megjithatë, pas daljes nga shtëpia, të dy e sqaruan publikisht se situata kishte të bënte për muskujt e barkut dhe nuk kishte asnjë nënkuptim tjetër.
Pavarësisht këtij sqarimi, Ledion Liço nuk nguroi ta ngacmonte Rizartën në studio me një batutë që u konsiderua e papërshtatshme nga një pjesë e publikut, duke i thënë: “E kishte të fortë Aldo, apo jo?”. Komenti i tij u përball me kritika të forta në rrjet.
Megjithatë, Ledioni duket se e kishte ruajtur reagimin e tij për natën e finales së madhe të BBVA4.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së finales, moderatori pranoi se ndonjëherë, në përpjekje për ta bërë spektaklin më të lehtë dhe më argëtues, mund të ketë thënë batuta ose fjalë të papërshtatshme.
Ai kërkoi ndjesë publike për këdo që mund të jetë ndier i ofenduar nga komentet e tij.