E mërkurë, 21 Maj, 2025
20.2 C
Pristina

Përgjigjuni sinjaleve të trupit: Gjashtë shenja që kërkojnë një rishikim të menjëhershëm të dietës tuaj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Problemet shëndetësore dhe dhembjet janë tregues që organizmi ynë mundohet dhe që i është e nevojshme ndihma

Ekzistojnë shenja të cilat tregojnë qartë që nuk ushqeheni drejt dhe që mund t’ju kushtojë shtrenjtë nëse nuk i ndryshoni shprehitë. Ajo çka konsumoni ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe është e rëndësishme të kuptoni se si ushqimi ndikon në funksionimin e trupit tuaj.

Fryrja dhe tretja e keqe

Nëse keni probleme me tretjen, kjo është shenja e parë që ushqimi i caktuar megjithatë nuk i përshtatet dhe që duhet ndërruar atë. Fryrja mund të shkaktohet dhe nga ushqimet e pasura me sheqerna të thjeshta dhe yndyra. Përpiquni që të konsumoni më shumë artikuj të pasur me fibra, sepse ato i ndihmojnë trupit të absorbojë materiet ushqyese dhe të rregullojnë tretjen. Pra, në menynë tuaj përfshini më shumë oriz, apo kokrra tërshëre, si dhe perime të freskëta.

Shpesh ju sulmojnë viruset apo ftohja

Sëmurja e shpeshtë është një ndër shenjat që imuniteti ju është dobësuar dhe që organizmin tuaj nuk e ushqeni në mënyrë adekuate. Një dietë e balancuar është kyçe për një sistem të fortë imunitar. Prandaj, në ushqim përfshini mjaft materie ushqyese, posaçërisht artikuj të pasur me vitaminat C, A, E, si edhe me zink dhe hekur. Frutat si portokallët, kivi, dhe zarzavatet si brokoli dhe spinaqi janë të shkëlqyera për të forcuar imunitetin tuaj.

Shërimi i ngadalshëm i vragave

Nëse vragat ngadalë ju shërohen, duhet ta përmirësoni ushqimin dhe të përfshini artikuj të cilët përmbajnë mjaft proteina, sepse ato do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë problem. Proteinat janë thelbësore për rikuperimin e trupit dhe rritjen e indeve të reja. Proteinat e plota si mishi, peshku, dhe produkte të qumështit, si dhe burime vegjetale si fasule dhe bizele, janë të domosdoshme për ta përmirësuar shërimin e trupit.

Dhembje e shpeshtë e kokës

Ushqimi plot kimikalie dhe ushqimi i ngrirë mund të nxisin dhembjen e kokës. Gjithashtu, njëri ndër shkaktarët është edhe dehidratizimi i organizmit. Prandaj, kujdesuni të hani më shumë pemë dhe të pini mjaft ujë. Pije si çaji i gjelbër dhe lëngjet natyrale janë të shkëlqyera për të mbajtur trupin të hidratuar dhe për të parandaluar migrenën.

Thartira në lukth

Konsumimi i çokollatës, i agrumeve, madje edhe i perimeve të caktuara mund të shkaktojë thartirën. Nëse përjetoni një ndjenjë diskomforti në stomak pas ngrënies, shqyrtoni ushqimet që konsumoni. Gjithashtu edhe alkooli shkakton thartirën. Prandaj, zvogëloni pijet alkoolike dhe kafeinën, sepse është konstatuar shkencërisht që dobësojnë unazën e muskujve të cilët pengojnë kthimin e thartirës së lukthit në ezofag. Konsumoni ushqime të pasura me probiotikë si jogurti, për ta ndihmuar sistemin tuaj tretës.

Keni flokë të rrallë

Flokët kanë nevojë për vitamina dhe materie ushqyese për të qenë të shëndetshëm. Kur organizmit tuaj i mungon hekuri, në qarkullim gjaku keni më pak oksigjen, gjë që për pasojë ka lodhjen konstante dhe rënien e flokëve. Ushqimi i pasur me omega-3 si peshku blu, së bashku me fruta si avokado, ndihmojnë në forcimin e flokëve. Prandaj hani mjaft proteina, thartira yndyrore dhe vitaminë C, zink dhe hekur. Një dietë e balancuar do të kontribuojë jo vetëm për shëndetin e flokëve, por edhe për atë të lëkurës dhe përgjithësisht të gjithë trupit.

PROMO

Nga Rubrika