E ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë aktorja e humorit, Esmeralda Metka e njohur si Cubi.
Kjo e fundit është pyetur nga Salsano nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit të humorit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.
Mirëpo me përgjigjen e saj, ajo i ka “habitur” të gjithë.
Pjesë nga biseda:
Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?
Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.
Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?
Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).
Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.
Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?
Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia.
Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…
Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë.
Shiko videon: