E martë, 18 Mars, 2025
-0.3 C
Pristina

Plas ‘sherri’ pas festës së ditëlindjes – Vullneti bën reagimin e papritur për Sarën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sara Kolami nga Big Brother VIP Kosova feston sot ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj date të veçantë për bukuroshen nga Shqipëria, ajo organizoi një festë të paharrueshme në Tiranë, ku ishin të pranishëm miq dhe ish-banorë të tjerë të BBVK3.

Festimi ishte i mbushur me buzëqeshje, muzikë dhe momente të lumtura, duke bërë që Sara të ndihej si një princess.

Brenda kremtës së Sarës, përveç miqve të saj të afërt, u panë edhe Rovena dhe Atilla. Prania e Atillës, i cili ishte i njohur për marrëdhënien e tij të afërt me Sarën brenda shtëpisë së BBVK3, duket se e kishte penguar Vullnetin. Ai, të cilin Sara e kishte konsideruar një mik të ngushtë, nuk mund të fshehte shqetësimin e tij.

Pas festës, Vullneti reagoi në rrjetet sociale duke shkruar, “Unfollow. Çka pash mas asaj ditëlindje,” duke e shoqëruar postimin me disa ‘bitmoji’ që tregonin të vjella.

Ky reagim ka lënë shumë të habitur ndjekësit e tij, që u përballën me një Vullnet të papërmbajtur.

Në mbështetje të Sarës, shoku i saj Eni Bitri sqaroi situatën. Sipas tij, Sara nuk kishte qenë në dijeni se Atilla do të merrte pjesë në festën e saj, dhe që ai kishte ardhur si mysafir i Rovena-s. “Sa për të sqaruar diçka – Atilla ka qenë +1 i Rovenës, Sara nuk e ka ditur që ai do jetë prezent,” sqaroi ai duke theksuar besnikërinë e tij ndaj Sarës.

PROMO

Nga Rubrika