E premte, 27 Qershor, 2025
28.7 C
Pristina

‘Po bëjmë sikur jemi bashkë’, zërat për ndarje e aktrim, reagon Luiz Ejlli

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Duke qenë ndër çiftet më me ndikim, janë pa diskutim dhe çifti me më së shumti fjalë rreth tyre.

E me stil, Luiz Ejlli sigurohet që të mos i lë pa përgjigje kohë pas kohe të gjithë ata që hamendësojnë mbi raportin e tij dhe të Kiarës.

Ai është një artist që di të luajë me emocionet e publikut, duke përdorur mediat sociale si një platformë për t’i kthyer thashethemet në situata argëtuese.

Karriera e Luizit ka pasur shumë momente të paharrueshme dhe ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ai e ka theksuar se ndarjet dhe ribashkimet janë të zakonshme në botën e shou-bizit, por ai dhe Kiara e kanë një marrëdhënie të fortë që i qëndron çdo testi. Udhëtimi i tyre ka pasur sfida, por dhe gëzime, duke e bërë atë më dinamik.

Ai është tallur me thashethemet që “nuk janë bashkë” përmes një fotoje të postuar nga Kiara në darkë, të cilën e ka ripostuar me një përshkrim “therrës”, duke e bërë publikun të qeshë dhe të spekulojë më tej.

Kjo lëvizje tregon se ai nuk e merr seriozisht atë që thonë të tjerët, përkundrazi, e përdor atë si një mundësi për të krijuar kontent të ri.

“Po bëjmë sikur jemi bashkë”, është shprehur ai me ironi teksa kurreshtje të madhe ka dhe për tatuazhin e ri të cilin ai e ka fshehur duke dashur ta zbulojë në një moment të dytë. Ky tatuazh është përfolur shumë në mediat sociale, ku fansat e tij janë kuriozë mbi kuptimin e tij, duke i shtuar më shumë mister raportit të tij me Kiarën.

PROMO

Nga Rubrika