E mërkurë, 23 Prill, 2025
9.9 C
Pristina

Poezia e Laertit në makinë me Ilnisën: A është thumb për Valbonën?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në rrjet janë shpërndarë pamje ku finalisti i ‘BBVA’ Laert Vasili shihet nën shoqërinë e Ilnisa Agollit në makinë.

Dyshja nga atje kanë bërë një video ku nuk ka munguar edhe një poezi nga aktori. Poeti Laert Vasili ka vendosur të ndajë disa mendime të tijat me një poezi emocionuese, e cila ka kapur vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Poeti ka thënë: “Dy pika shiu ranë mbi qelq dhe unë për ty seç ndjeva mall, jetojmë të dy në një qytet dhe nuk shihemi fare, as rrallë”.

Këto vargje janë interpretuar nga ndjekësit si një referencë drejt Valbonës, e cila ishte njëra prej lidhjeve të tij më të njohura gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta. Disa besojnë se kjo poezi është një thumb i drejtpërdrejtë për Valbonën, duke theksuar se ndjenjat e tij janë ende të forta.

Pas muajve të intensitetit emocional dhe dramës që u zhvillua brenda shtëpisë, fansat janë kuriozë të dinë se si do të evolucionojnë marrëdhëniet mes tyre jashtë këtij konteksti.

Laerti dhe Valbona kishin një raporte mjaft të ngushta gjatë rrugëtimit të tyre në ‘BBVA’. Shumë fansa mbështetën kombinimin e tyre dhe shihnin një potencial të madh në dashurinë e tyre. Tani, me këtë shprehje të re artistike nga Laerti, dilemat rreth ndjenjave të tij për Valbonën janë ngjallur përsëri.

PROMO

Nga Rubrika