Web Analytics

Prej sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë – deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor

Botuar nga: InfoKosova

Të enjten hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.

“Hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e parkingut nëntokësor”, tha Brestovci.

Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

Ndryshe, vitet e fundit disa herë sheshit i është ndërruar qasja. Fillimisht ishte lejuar vetëm kalimi i autobusëve dhe taksive, ndërkaq më pas qarkullimi me automjete ishte ndaluar plotësisht. /Telegrafi/

Të FUNDIT