Web Analytics
E shtunë, 22 Qershor, 2024
35.3 C
Pristina

Prezantohet kandidati i dytë për deputet nga radhët e AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se profesori universitar, Mensur Neziri, do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj ka thënë se profesor Neziri i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

“Vizionit tonë për Kosovën e sigurtë dhe të zhvilluar po i bashkohen profesionistë të shumtë, të dëshmuar në shumë fusha e me një përvojë të pasur institucionale dhe akademike. Ardhja e Prof. Mensur Nezirit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka shprehur përkrahje të parezervë profesor Nezirit në kandidaturën për deputet.

“Kisha kënaqësinë që me Prof. Mensurin, të bisedojmë për proceset që na presin dhe zhvillimet e fundit në degën e Aleancës në Shtime. I shpreha përkrahjen pa rezervë në rrugën tonë të përbashkët dhe i urova suksese në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Nga rubrika