E martë, 15 Prill, 2025
12.9 C
Pristina

Produksioni apo? Zbulohet se ideja e kujt ishte që Gjesti dhe Egli të martohen sonte!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Gjesti dhe Egli janë dy nga banorët më të përfolur në ‘Big Brother VIP Albania’.

Pas shumë spekulimesh dhe emocionet që kanë ndjere gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, çifti sonte po e kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të mrekullueshme, e cila pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit.

Sipas burimeve çdo detaj është planifikuar me kujdes, duke përfshirë një listë të gjatë të të ftuarve specialë që do të ndihmojnë në festimin e kësaj ngjarjeje historike.

Në zarfin e bardhë, i cili ka krijuar kaq shumë spekulime, komunikohet se “Vëllai i Madh ka pranuar kërkesën e Gjestit për të bërë dasmën e fundit për këtë edicion, me të ftuar special”. Kjo ftesë ishte një surprizë për të gjithë, dhe pa dyshim që ka shtuar më shumë emocion rreth këtij momenti të veçantë për çiftin.

Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë që të festojnë një histori dashurie që ka mbushur ekranet me ngazëllim.

Gjesti, i cili ka marr rreth vetes shumë vëmendje për personalitetin e tij të fortë dhe Egli, e cila është njohur për shpirtin e saj të lartë, tashmë po përgatiten për këtë kapitull të ri në jetën e tyre. Një dasmë e tillë është një dëshirë e tyre e madhe, dhe ata do të jenë të gatshëm për të ndarë këtë moment të veçantë me të gjithë ata që i duan.

Po ashtu, atmosfera e dasmës pritet të jetë mbresëlënëse me dekorime të bukura dhe një ambient festues.

PROMO

Nga Rubrika