E mërkurë, 16 Prill, 2025
18.7 C
Pristina

Produksioni del bllof, finalistët ishin të shpallur ditë më parë (FOTO)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Jo pak herë janë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e votave të publikut në reality show-n “Big Brother VIP”.

Shpesh është përfolur se nuk është publiku ai që vendos se kush largohet nga shtëpia apo kush qëndron, por vetë produksioni.

Së fundmi, këto dyshime janë shtuar edhe më shumë pas përzgjedhjes së 4 finalistëve: Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli.

Kjo temë u trajtua në rubrikën “Trotuar” të programit “E Diell”, ku të ftuarit diskutuan pikërisht për këta katër finalistë.

Por ajo që ka ngritur dyshime është fakti se ky program transmetohet të dielën, ndërsa xhirohet gjatë javës. Finalistët, në fakt, u shpallën vetëm të shtunën në mbrëmje, pra pas xhirimeve të “Trotuar”.

Kjo hedh dyshime mbi faktin se produksioni i BBV mund t’i ketë ditur më parë emrat e finalistëve, para se ata të shpalleshin “zyrtarisht” në spektakël.

Emrat e finalistëve në “Trotuar”, disa ditë para se të zyrtarizoheshin të shtunën
Për më tepër, në të njëjtën puntatë të “Trotuar” nuk u përmend fare incidenti i shumëkomentuar ku Jozit goditi Gjestin, ngjarje kjo që ndodhi të shtunën dhe që, nëse emisioni do të ishte xhiruar pas kësaj, pa dyshim do ishte trajtuar si temë kryesore.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika