E diel, 30 Mars, 2025
10.6 C
Pristina

Propozimi i papritur, Gjestii bie në gjunjë Eglit: Pranon të bëhesh gruaja ime?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një moment i papritur është zhvilluar në shtëpinë e “Big Brother”, ku Besart Kelmendi, më i njohur si Gjesti, i bëri një propozim të veçantë Egli Takos.

Në orët e hershme të mëngjesit, atmosfera në kuzhinë ishte mjaft e qeshur ndërsa Gjesti, me energjinë e tij karakteristike, vendosi ta initocojë një moment komik. Ai iu ul në gjunjë dhe tha:

“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”.

Kjo shaka e bërë nga këngëtari kosovar u mirëprit nga të pranishmit në kuzhinë, duke nxitur të qeshura dhe komente në mes tyre. Megjithatë, përgjigjia e Egli Takos ishte e paparashikuar. Ajo u largua nga tavolina duke thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

Ky moment ka nxjerrë në pah thelbin e marrëdhënies së tyre, e cila deri tani ka qenë pur shoqërore. Pavarësisht se është krijuar një atmosferë loje, mbetet për t’u parë nëse ka diçka më të thellë midis tyre jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother”.

Raporti i tyre ka qenë konstant, duke kaluar nga biseda të thjeshta deri në ato më emocionale, duke lënë shpresë tek fansat se mund të ketë një lidhje të vërtetë pas programit. Ndërsa të dy janë duke u njohur më mirë në kushtet e tensionuara të lojës, ndjenjat janë një aspekt i rëndësishëm që mund të zhvillohen.

Pjesa tjetër e banorëve reagoi me humor ndaj propozimit, duke e cilësuar atë si një nga momentet më argëtuese të këtij edicioni. Ndonëse Gjesti bënte shaka, fansat janë të intriguar për dinamikën e marrëdhënies së tij me Egli, duke shpresuar që ajo të zhvillohet më tej.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika