E hënë, 23 Qershor, 2025
18.4 C
Pristina

Pse kremi mbrojtës është çelësi për shëndetin e lëkurës në stinën e verës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një kohë që temperaturat e larta kanë pushtuar vendin, dhe sytë janë nga plazhi, specialistët rrëzojnë mitet e krijuara se aplikimi i kremit kundra diellit mund të ketë efekte anësore të parikuperueshme.

Por, sipas tyre është e rëndësishme që kremi kundra diellit të sigurohet nëpërmjet farmacive.

“E kam dëgjuar sëfundëmi këtë mit, por nuk jam dakord, që dielli shkakton kancer të lëkurës. Është e mira që të merret në farmaci, sepse është i kontrolluar me kërkime shkencore, dhe ka firmë nga FDA-ja.”

Kremi i diellit duhet të aplikohet çdo stinë të vitit, por gjatë sezonit veror specialistët kërkojnë një vëmendje të shtuar, kjo për shkak të rrezatimit të fortë diellor. Dermatologia Rozana Çela tregon për abc neës se çfarë ndodh me lëkurën tonë, nëqoftëse nuk aplikojm kremin mbrojtës.

“Dëmtimet nga dielli janë afatshkurtër, por edhe efekte afatgjatë. Duke marr parasysh që krijon probleme që nga fotoplakja, krijimi i njollave kafe….lezionet. Sidomos kancerin e lëkurës, si faktor kryesor rrezatimi nga dielli. Në këtë kontekst roli i kremit kundra diellit është i domosdoshëm, duhet vendos me patjetër sidomos gjatë verës.”

Kremi kundra diellit këshillohet për çdo moshë, dhe duhet të përshtatet me tipologjinë e lëkurës. Specialistët rekomandojnë që përfshirja e faktorëve të tjerë, si moshën dhe llojin e lëkurës, është jetike në zgjedhjen e produktit të duhur.

“Kremërat janë në bazë të tipologjisë së lëkurës. Mund të jetë me akne, apo mature. Ndryshon në varësi të lëkurës, por edhe të moshës. Duhet të përshtatet me problemet e lëkurës, me akne apo jo. Kremi sa më pak shkëlqim nëse është me akne, nëse merr një krem tjetër mund të shkaktoj hiperhidrim. Ekziston edhe mundësia e alergjisë.”

Përdorimi i duhur i kremit mbrojtës është po ashtu thelbësor. Në një ditë normale, dermatologët këshillojnë aplikimin e kremit 20 minuta para ekspozimit në diell, ndërsa gjatë kohës që jemi në plazh, shpeshtësia e aplikimit të tij duhet të jetë më e lartë, kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit në diell.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndjenja e rrezikut nga dielli është shpesh nënvlerësuar nga individët. Kjo është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë, sidomos për ata që kalojnë shumë kohë jashtë. Përdorimi i kremit mbrojtës jo vetëm që ndihmon në reduktimin e rrezikut për kancerin e lëkurës, por gjithashtu kontribuon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës.

Si përfundim, kremi mbrojtës është një hap i domosdoshëm për të ruajtur shëndetin e lëkurës gjatë verës. Specialistët e shëndetit rekomandojnë që çdo individ të bëjë pjesë të rutinës së tij përdorimin e kremit dhe të angazhohet për informimin e tjerëve për rëndësinë e tij.

PROMO

Nga Rubrika