Web Analytics
BallinaSHOWBIZPse nuk flet asnjëherë për bashkëshortin? Dalina Buzi tregon për herë të...

Pse nuk flet asnjëherë për bashkëshortin? Dalina Buzi tregon për herë të parë “arsyen”

Megjithëse është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe e shohim çdo javë në televizion, Dalina Buzi e ruan me fanatizëm jetën e saj private, ajo ndan me ndjekësit në Instagram biseda dhe situata me vajzat e saj.

Por nuk e përmbend pothuajse asnjëherë bashkëshortin, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga një ndjekës i saj, i cili së fundmi e ka pyetur Dalinën rreth arsyes.

Opinionistja u përgjigj duke thënë: “Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali:

Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët.

Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”

Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë,pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkroi se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria.

Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen show-n tek vetja.

Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj, kështu që është shumë ok për këtë format.

Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”– u përgjigj Dalina./Iconstyle/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit