Web Analytics

Puna fisnike 400.000 dollarëshe, për të cilën nuk paraqitet askush! A do e pranonit ju?

Botuar nga: InfoKosova

Nuk është e lehtë të gjeni një punë për të cilën paguheni mirë.

Në fakt, mijëra njerëz në mbarë botën e kanë edhe më të vështirë të gjejnë një profesion të mirë.

Pra shtrohet pyetja, si është e mundur që mjeku që ka postuar një reklamë për një punë ku premtohet pagë e majme prej 400.000 në vit, thotë se askush nuk dëshiron të aplikojë për pozitën e kërkuar.

Sipas të përditshmes “New Zealand Hearld”, mjeku Alan Kenny i është qasur ueb faqeve online në të cilat kërkohet punë, pasi kompani të specializuara kanë dështuar t’i gjejnë kandidatin e përshtatshëm gjatë viteve të fundit.

Ai pranoi se deri më sot nuk ka pranuar asnjë aplikacion në shpalljen e tij, që e kishte publikuar muaj më parë.

Kenny me çdo kusht kishte kërkuar dikë të ri që do t’i ndihmonte të takohet me popullin Tokoroa, banorë të një qyteti të vogël në rajonin Waikato në pjesën veriore të Zelandës së Re.

Mjeku 61-vjeç i garanton aplikantëve të kualifikuar, se do të punojnë vetëm katër ditë në javë dhe assesi vikendeve dhe gjatë natës.

Ai gjithashtu do të mund të largohet për pushime pas 12 javëve.

Dhe për më tepër, Kenny do ta bëjë kandidatin potencial bashkëpronar të klinikës Tokoroa të cilën ai e udhëheq.

Mjeku pranoi se praktikat e tij, “kanë shpërthyer viteve të fundit” dhe sa më shumë pacientë figurojnë në listën e tij aq më shumë para fiton.

Suksesi i klinikës së tij, ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të pacientëve që ai i viziton çdo ditë.

Ai aktualisht pa ndihmën e askujt kujdeset për 6.000 pacientë, dhe natyrisht se po e ka të vështirë.

Një prej arsyeve pse të rinjtë që studiojnë mjekësinë nuk dëshirojnë të pranojnë një punë të tillë, është fakti se nuk dëshirojnë të mbajnë praktikë në një zonë rurale siç është Tokoroa.

Të FUNDIT