E martë, 20 Maj, 2025
19.2 C
Pristina

“Qeni e kishte në gojë qesen, ia pash këmbët”, flet dëshmitari që e gjeti foshnjën e braktisur në Matiqan

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e djeshme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Lidhur me rastin e rëndë ka folur edhe njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari në Kosovatoday.

Sipas burimeve të Insajderit, foshnja dyshohet se ishte bartur me një kamion mbeturinash.

Insajderi tutje mëson se shoferi i kamionit të mbeturinave pa dijeni për ngjarjen, kishte mbledhur mbeturinat fillimisht në zonën mes lagjes Kolovicë dhe Taslixhe, për të përfunduar më pas në deponinë e Matiqanit, ku edhe është gjetur foshnja pa shenja jete.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se gjinia e foshnjës ishte djalë.

Detaje për Insajderin dje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se mjekët kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.

Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, kanë deklaruar nga prokuroria teksa kanë shtuar se për më shumë informacione do të njoftohemi në vazhdimësi.

PROMO

Nga Rubrika