Web Analytics

Qenka rritur shumë, kjo është vajza e Elsa Lilës të cilës këngëtarja i dedikoi këngën (FOTO)

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh, mbrëmja e dytë e tij eventi, ka kulmuar mes të tjerash dhe me rikthimin e Lilës, pas problemeve me drejtësinë italiane, më herët këtë vit.

Elsa Lila ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur para performancës, por siç konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër Evita, është gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës, ajo zgjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që siç nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.

Publiku i Festivalit të Këngës e mirëpriti këngën e saj dhe e shpërbleu me druartokitje, që zgjatën për rreth 2-3 minuta duke e pelqyer mjaft shume.

Shiko foton:

Të FUNDIT