Azem Gagica ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, ku shpreh shqetësimin e tij lidhur me përdorimin e emrit të tij në mënyrë të rreme në aplikacionin Snapchat.
Gagica, një figurë e njohur publike, njoftoi se janë krijuar disa profile “fake” që shkaktojnë dëme të mëdha si për reputacionin e tij personal, ashtu edhe për imazhin e tij si një person publik.
Këto profile të rreme nuk vetëm që shpifin, por gjithashtu abuzojnë me personalitetin e tij, duke krijuar një përzierje të rrezikshme të dezinformatave që mund të dëmtojnë ndjeshëm karrierën e tij.
“Jo për qejfin tim, por kështu funksionon kur je person publik,” shkroi ai në postimin e tij, duke sqaruar se deri tani ka preferuar të qëndrojë i heshtur ndaj thashethemeve dhe spekulimeve.
Megjithatë, situata e fundit e ka detyruar atë të reagojë dhe të marrmasa.
Një nga shqetësimet kryesore të Gagicës është se ndjekësit e tij mund të bien pre e këtyre profileve të rreme. Ai u bën thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos besojnë çdo informacion që vjen nga burime që nuk janë të autorizuara nga ai vetë.
Gagica thekson rëndësinë e ruajtjes së një imazhi të pastër dhe të besueshëm në një epokë ku dezinformatat përhapen lehtë. “Rruga ligjore ju pret,” përfundon ai, duke lënë të kuptohet se do të ndjekë çështjen deri në fund për të mbrojtur reputacionin e tij., duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat që sjellin veprat e tjera në emrin tonë.