Real Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Real Sociedad me rezultatin 1-2 në ndeshjen e zhvilluar në San Sebastian. Kjo ndeshje, e vlefshme për javën e katërt të La Ligës, ka qenë një provë e vështirë për madrilenët, të cilët u detyruan të luanin me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta.
Goli i parë për Real Madrid erdhi shpejt, në minutën e 12-të, kur Kylian Mbappe shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Sociedad. Ai mori një top të kthyer mbrapsht dhe me një goditje të saktë e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhënë avantazhin e merituar ekipit të tij.
“>SHIKOGOLIN
Megjithatë, situata u komplikuar për madrilenët në minutën e 32-të, kur Dean Hujisen u ndëshkua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Mikel Oyarzabal. Ky ndëshkim ishte i dyti për Hujisen në vetëm 8 ndeshje me Real Madrid, duke e lënë ekipin e tij në vështirësi.