E premte, 13 Qershor, 2025
23.4 C
Pristina

Reja: Refuzimi i drejtimit të kombëtares italiane është skandaloz

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Për krizën e kombëtares italiane ka folur Edoardo “Edy” Reja. Këto janë fjalët e tij për “Messaggero Veneto” me statusin e teknikut me shumë përvojë, ish-trajner i kombëtares së Shqipërisë, duke filluar me një sulm të fshehtë ndaj Claudio Ranierit:

“Nuk ekziston refuzimi i fanellës së kaltër, nuk mund ta refuzosh drejtimin e kombëtares. Është një gjë jashtë çdo logjike. Unë ende e mbaj mend ditën kur mora telegramin nga FIGC për t’u paraqitur në grumbullimin e U-23”.

Ranieri e ka refuzuar kombëtaren…
E megjithatë, Claudio kishte deklaruar se i mungonte vetëm kombëtarja. Në moshën 75-vjeçare nuk ka dashur ta marrë mbi supe këtë barrë. Dy detyra njëkohësisht? E pamundur, kur drejton Italinë. Duhet të udhëtosh, të shohësh lojtarë, të flasësh me ta. Unë, kur drejtoja Shqipërinë, kam thirrur mbi 50 lojtarë duke shkuar të shikoja edhe fëmijët e moshave të reja. Pastaj ka nga ata që e refuzojnë, si Ranieri, dhe nga ata që ikin, siç bëri Mancini për të shkuar në Arabi.”

Ranieri është vetëm i fundit nga shumë refuzime…
Në fakt, situata e kombëtares italiane është alarmante. Duket sikur askush nuk dëshiron t’i japë fund krizës për më shumë se një dekadë. Ka shumë të huaj që luajnë në Serie A, e kjo bën që nuk po rriten talentet tanë. Një lajm i keq për të rinjtë e mrekullueshëm, të cilët deri në U-19 kanë arritur suksese të mëdha, por përfundojnë duke u lënë jashtë skuadrave të mëdha. Duhet që klubet të detyrohen të aktivizojnë 4-5 lojtarë nën 23 vjeç natyrshëm, për ta ringjallur kombëtaren.

Si ju duk humbja ndaj Norvegjisë?
Absurde, por nuk mund ta shkarkosh trajnerin ditën para ndeshjes. Kjo është një çështje e menaxhimit të dobët. Situata e krijuar tregoi mungesë koordinimi dhe profesionalizmi në menaxhimin e skuadrës. Vetë Spalletti e pranoi se ndihma më e madhe nuk ishte shkarkimi i tij, por forcimi i strukturës për të garantuar një performancë më të mirë në të ardhmen.

Tani emri më i përfolur për pankinën axurre është Gattuso…
Ish-trajneri i Napolit dhe një nga legjendat e futbollit italian, Gennaro Gattuso, ka treguar gjithmonë karakter dhe personalitet të fortë. Një trajner që do të sillte një tronditje pozitive në këtë situatë. Tashmë ai ka një histori me fanellën e kaltër, duke u bërë simbol i pasionit dhe përkushtimit. Prisja që Gattuso të fitonte kampionatin kroat me Hajdukun, por mundësia e një rikthimi në kombëtare do të ishte një motivim i madh për të dhe për futbollin italian.

Ajo që është thelbësore është angazhimi i lojtarëve. Për të ndikuar pozitivisht në ekipin kombëtar, duhet që ata të luajnë në rolet e tyre natyrale. Sot e kësaj dite, gjithashtu, po bemë një analizë, do të shohim se me aq shumë të huaj në Serie A, ka pasur një mungesë të ndjeshme të bashkëveprimit mes klubeve dhe kombëtares për të formuar një ekip të fortë.

PROMO

Nga Rubrika