E diel, 29 Qershor, 2025
27 C
Pristina

Revolucioni i Real Madridit: Nga humbës në modelin e Barçës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nuk është çfarë, por si”. Kjo frazë, si një lloj slogani, ka qenë prej kohësh pjesë e rrëfimit që tifozët e Barcelonës i ka përqafuar si një shenjë identiteti, po aq i vlefshëm sa vetë trofetë. Kultura futbollistike e barcelonizmit gjithmonë është mburrur me një diskurs mbi metodën që, duhet thënë, ndonjëherë ka kaluar edhe mbi rezultatin.

Nga ana tjetër, në rrethin mediatik të Real Madridit, kjo pikënisje ideologjike është parë si një “perde tymi”, justifikim për t’u kapur kur gjërat kanë shkuar keq për Barçën. “Këtu e vetmja gjë që na intereson është të fitojmë”, – ka qenë përgjigja më e zakonshme në qarqet e madridizmit.

Kjo, natyrisht, ka vlejtur derisa “Los Blancos” u ndalën së fituari. Sezoni 2024-2025 u mbyll me Barçën që ia rrëmbeu Real Madridit të tre trofetë kombëtarë; La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën Spanjolle. Këtë e bëri duke ndërthurur edhe disa fitore të thella. Reagimi i klubit të bardhë ishte i menjëhershëm; zëvendësimi i trajnerit që fitonte, por nuk fitoi më, Carlo Ancelotti.

Në rolin e italianit është graduar tashmë Xabi Alonso, që synon të rikthejë fitoret në “Bernabeu”. Me synimin për t’i dhënë kohë që ta arrijë këtë, opinioni madridist, të paktën ai zyrtar, tani ka përvetësuar shumë nga parimet që deri para pak kohësh ishin madhe objekt talljeje për ta. Në çdo rast, këto ditë është folur edhe për “një ekip në ndërtim”, ndërsa Real Madridi avancon në Kupën e Botës për Klube.

Ka edhe më shumë shenja që kujtojnë në mënyrë të ndjeshme mënyrën e të vepruarit të Barçës, gjithmonë e etur për të dhënë shpjegime futbollistike për gjithçka që ndodh në fushë. Pas barazimit (1-1) kundër Al Hilal, në debutimin e tij në krye të Real Madridit, Xabi Alonso foli për “nxehtësinë” si një nga faktorët që e dobësoi paraqitjen e mangët të skuadrës së tij.

Nuk është nevoja të kujtojmë çfarë komentesh shkaktonte kur Xavi, me “v” (jo Xabi), guxonte të përmendte faktorë ambientalë, logjistikë ose meteorologjikë, kur analizonte një ndeshje të Barçës. Atë ditë, pas barazimit me Al Hilal, Xabi, me “b”, foli gjithashtu për “ta pasur më shumë topin”, për “t’u rritur përmes posedimit”, mbi “dëshirën për të luajtur nganjëherë shumë shpejt”, “për të pasur më shumë qetësi” dhe “për regullimin e presionit”. As më shumë e as më pak.

Në dy ndeshjet pasuese të Kupës së Botës për Klube, Real Madridi mundi Pachuca (3-1) duke luajtur thuajse të gjithë ndeshjen me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Raúl Asencio. Sipas trajnerit Alonso e bëri këtë “me meritën e kapërcimit të të nxehtit, sepse nuk duhet të jesh shkencëtar për të ditur që të vraposh dhe të luash është më e rehatshme në temperatura më të ulëta dhe me më pak lagështi”.

Pas fitores ndaj Salzburgut, që siguroi kalimin në 1/8 finale, Xabi u shpreh krenar për taktikën, pasi “rikuperuam topin që në të parën, në fushën e kundërshtarit” dhe theksoi se “kur të gjithë vrapojnë me sprint pas për të mbrojtur, kjo është shumë e rëndësishme”.

Realiteti është se Xabi Alonso u prezantua nga Real Madridi më 26 maj, debutoi më 18 qershor dhe më 29 qershor argumentet e lavdërimit mund të ishin fare mirë të krahasueshme me diskursin që i atribuohet barcelonizmit.

Huijsen si Cubarsí; Mastantuono si Lamine
Futbolli i Real Madridit, i treguar nga këndvështrimi i verës 2025, lavdëron synimin e skuadrës së bardhë për t’i “qeverisur” ndeshjet përmes dominimit të topit, të pozicionit territorial të avancuar, të vullnetit të të gjithë futbollistëve, pa përjashtim, për të vrapuar pas topit kur e humbasin, të promovimit të të rinjve të dalë nga akademia deri në atë pikë sa që sulmuesi Gonzalo García është zbulimi që krijon krenari në këtë Botëror Klubesh.

Vullneti për të krijuar shpejt idhuj vendas ka edhe një tjetër emër të përveçëm: eleganti qendërmbrojtës hispano-holandez Dean Huijsen, i zbuluar së fundmi nga publiku i madh me kombëtaren spanjolle, i blerë nga Bournemouth për 60 milionë euro dhe tani i pagëzuar nga populli merengues me nofkën “perandori”, në kërkim të një “alter ego”-je për atë që përfaqëson Pau Cubarsí te Barça.

Diçka e ngjashme mund të thuhet për blerjen e Franco Mastantuono, talentit argjentinas 17-vjeçar të River Plate, që gjithashtu për 60 milionë euro po projektohet si përgjigja madrilene ndaj Lamine Yamal, me shpresën që të jetë për Real Madridin ai që ka qenë për Barçën shpërthimi i të riut 17-vjeçar.

Inventari i paraleleve që, të paktën, në Real Madridin aktual duken të frymëzuara nga ringjallja futbollistike e Barçës, është aq i gjerë, sa duket e vështirë të përmblidhet në pak rreshta: duke filluar nga fakti që zgjodhi një trajner që kishte triumfuar në Bundesligë, siç bëri trajneri aktual i Barçës, Hansi Flick, me 6 trofetë e Bayern Munich më 2020, ose siç bëri Xabi Alonso me dopietën e vitit 2024 me Bayer Leverkusen.

Duke vazhduar me rivendikimin e disa parimeve futbollistike tradicionalisht të atribuara stilit të lojës së Barçës; topi, presioni i lartë… Duke përfunduar me zbatimin në kohë rekord të një sistemi ngjitjeje nga akademia e bardhë në ekipin e parë që, për momentin, identifikohet më së miri te Gonzalo Garcia.

Kjo duket si përgjigja merenguese e zbarkimit masiv të talenteve të “La Masia” në ekipin e parë të Barçës. Për momentin, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka 12 lojtarë të akademisë, çka nënvizon nivelin e identifikimit mes klubit katalanas dhe tifozëve të tij.

Njëherë e një kohë, futbolli nuk ishte vetëm një lojë; ishte një mënyrë jetese, një pasion i thellë i njerëzve. Sot, çdo tifoz, çdo dështim e çdo sukses lë një shenjë në historinë e klubit të tij. Prandaj, është koha të angazhohemi dhe të ndajmë përvojat tona. Ju lutemi, komentoni dhe ndani mendimet tuaja për këtë transformim të Real Madridit, dhe si i shihni gjërat në të ardhmen.

PROMO

Nga Rubrika