Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Rozana ka dhuruar një performancë të paharrueshme në në Big Brother VIP, duke i dhënë një mesazh të fortë të gjithë grave dhe vajzave.
Mbrëmja e kësaj të shtune filloi me një interpretim emocionale që shërbeu si një thirrje për fuqizimin e femrave.
Me tekstin e saj të prekshëm, Rozana nxiti audiencën e saj të përjetonte fortësinë e femrave dhe rëndësinë e barazisë gjinore në shoqëri.
Kënga e saj, e cila ishte e mbushur me lëvizje dhe emocione, kishte si protagonistë të gjitha vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesëmarrësit u përfshinë në një atmosferë që nxiste një ndjenjë solidariteti dhe mbështetjeje. Çdo notë e këngës ishte një kujtesë për të gjitha vajzat për të besuar në veten e tyre dhe për të luftuar për ëndrrat e tyre.