Rina Maloku ka ndarë me ndjekësit e saj një moment emocional në rrjetet sociale, duke publikuar një video dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi.
Në ditëlindjen e tij, Rina ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.
Ajo shprehu dashurinë e thellë që kishte për të, duke i drejtuar një mesazh të ndjerë atij, dhe duke e njoftuar botën për lidhjen e veçantë që kishin ndarë.
Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.
Ai ishte një vizionar, që me punën e tij, solli freski dhe originalitet në industrinë e modës. Krijimet e tij ishin të njohura për estetikën e lartë dhe inovacionin, duke e vendosur atë në majat e kreativitetit.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa kujtimi i tij vazhdon të jetojë përmes artit dhe njerëzve që e deshën.