E hënë, 7 Korrik, 2025
33.9 C
Pristina

Rita Ora merr gjithë vëmendjen me fustanin transparent

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Rita Ora kishte veshur një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë të brendshmet e saj të zeza.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dhe partneri i saj, Taika Waititi, shijuan një takim romantik në restorantin “Matsuhisa” në Paris të mërkurën.

33-vjeçarja kishte veshur një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë të brendshmet e saj të zeza.

Artistja e famshme kishte veshur edhe një palë çizme me disejn leopardi që arrinin deri te gjunjët dhe një rrip të trashë të zi, gjithashtu mbante një palë syze dielli elegante.

Flokët e saj të arta ishin stiluar me kaçurrela natyrale, ndërsa makijazhi i saj i lehtë plotësonte bukurinë e saj natyrale.

Ndërkohë, Taika Waititi kishte zgjedhur një stil më të relaksuar, duke veshur një bluzë dhe pantallona të kombinuara me sandale ‘Birkenstock’.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika