E enjte, 22 Maj, 2025
18.3 C
Pristina

Ronaldinho lavdëron Yamal: Një tjetër yll në horizontin e Barcelonës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ronaldo de Assis Moreira, i njohur si Ronaldinho, ka dhënë një intervistë të veçantë për “MARCA”, ku shprehu admirimin e tij për Lamine Yamal, të cilin e sheh si pasardhësin ideal të tij dhe të Lionel Messit te Barcelona.

Ronaldinho, një legjendë e vërtetë e futbollit, njëherësh njeri që ka shkruar historinë e Blaugranave, e filloi intervistën duke theksuar se ai dhe Messi kanë lënë një trashëgimi pas vetes, dhe tani është koha që Yamal të marrë përsipër këtë detyrë të rëndësishme. “Messi dhe unë e kemi shkruar tashmë historinë, tani është radha e Lamine Yamal ta bëjë të njëjtën gjë,” tha ai me entuziazëm.

Ronaldinho tha se është emocionuar nga ajo që ka treguar Yamal deri tani. “Është e jashtëzakonshme ajo që ka treguar deri tani, duke qenë kaq i ri dhe me kaq shumë talent. Më pëlqen të shikoj lojtarë si ai, i bëjnë mirë futbollit. Shpresoj që të ketë një karrierë si e jona,” shtoi ai.

Ajo që ndoshta është më e rëndësishme për Ronaldinhon është që krahasimi me lojtari të tjerë të famshëm, si Messi dhe ai vetë, nuk është diçka që ai e mbështet. “Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer këto lloj krahasimesh, sepse çdo futbollist ka stilin e vet të lojës. Ajo që ka rëndësi është që Lamine Yamal t’iu sjellë gëzim njerëzve,” theksoi ai.

Një temë tjetër e rëndësishme në intervistë ishte mundësia që Yamal të fitojë “Topin e Artë”. Ronaldinho, i njohur për sukseset e tij, u shpreh se Yamal ka potencialin për të qenë një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. “Më duket befasuese ajo që bën, sepse është shumë i ri, por mund të bëjë histori duke e fituar jo vetëm një herë ‘Topin e Artë’, por disa herë,” tha ai me optimizëm.

Përveç Yamal, interesi për lojtarë të tjerë si Vinicius Jr. u trajtua gjithashtu. Ronaldinho e përshkroi mospjesëmarrjen e tij në këtë çmim si një padrejtësi. “Po, ishte një padrejtësi, sepse prej vitesh po fiton kompeticionet më të rëndësishme dhe ka shënuar gola vendimtarë në finalet e Ligës së Kampionëve,” vuri në dukje ai.

Kur u pyet për mundësitë që PSG të fitojë Ligën e Kampionëve jo vetëm për të zgjidhur çështjet e brendshme, por edhe në ndeshjet me Interin, Ronaldinho u shpreh optimist. “Shpresoj që po. PSG më ka trajtuar me shumë dashuri kur erdha për herë të parë në Europë dhe prej vitesh e ndjek këtë ëndërr,” tha ai.

Në përfundim, si një brazilian i vërtetë, Ronaldinho shprehu mbështetje për Carlo Ancelottin në rolin e tij të ri si trajner i kombëtares braziliane. “Më pëlqen. Kemi punuar bashkë, e njoh mirë dhe mendoj që është një vendim i mirë nga CBF. Si brazilian, jam i lumtur dhe shpresoj që të bëjë një punë të shkëlqyer, të fitojë Kupën e Botës,” përfundoi ai.

PROMO

Nga Rubrika