Web Analytics

Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine – ky ishte reagimi i këngëtares

Botuar nga: InfoKosova

Ronela Hajati, këngëtarja karizmatike është bërë viktima e fundit e një shakaje të mirë organizuar nga ekipi “Piranjat”.

Një situatë e pakëndshme u zhvillua kur shoqja e saj e ngushtë, Megi, e futi në një lojë pa e ditur, duke i prezantuar këngëtares të dashurin e saj të ri.

Gjithçka filloi si një takim normal miqësor, por atmosfera u ndërlikua kur shoqja e këngëtares u largua për një moment, duke e lënë Ronelën vetëm me partnerin e ri të Megit.

Ky i fundit, që ishte pjesë e skenarit të kamerës së fshehtë, filloi të sillte muhabetet e tij të çuditshme dhe më pas kaloi në sjellje flirteuese ndaj këngëtares.

Ndërkohë, Hajati mbajti qëndrimin dhe nuk u përgjigj në të njëjtin mënyrë, duke ruajtur dinjitetin dhe respektin ndaj shoqes së saj.

E gjithë kjo u pasqyrua qartë në fytyrën dhe mimikat e saj, teksa acarimi i saj u bë gjithë e më i dukshëm për shikuesit.

Ngjarja ndodhi në sy të kamerave, dhe pas një periudhe të caktuar, Ronelës iu zbulua se ajo pjesëmarrja ishte pjesë e një shakaje nga “Piranjat”.

Pavarësisht ngjarjes së pakëndshme, Hajati mori gjithçka me sportivitet dhe me siguri do të mbetet si një kujtim qesharak në karrierën e saj plot ngjarje.

Shiko videon:

Të FUNDIT