E hënë, 13 Janar, 2025
-2 C
Pristina

Rrëfimi tragjik i Xhenetës: Si braktisja nga nëna dhe dhuna nga ish-i, i ndryshuan jetën

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj para “Vëllait të Madh”, duke ndarë me audiencën ngjarje të cilat kanë lënë shenja të thella në shpirtin e saj.

Xheneta, me lot në sy, ka ndarë historinë e saj që nga fëmijëria, duke rindërtuar momente të dhimbshme dhe të vështira. Ajo e kujton se si braktisja e nënës së saj ka pasur një ndikim të ndjeshëm në jetën e saj dhe të vëllait të saj.

“Kur i shikoja fëmijët tjerë, thoja pse nuk mund të jem edhe unë njësoj,” tha ajo, duke i dhënë zë mendimeve të saj të thella dhe dëshirës për të pasur një fëmijëri normale.

Në moshën pesë vjeçare, jeta e saj mori një kthesë tjetër kur babai i saj u martua. Ajo dhe vëllai i saj, siç e përmend ajo, u ndien që ishin fëmijët e hallës dhe jo të babait, duke krijuar kështu një identitet të dyshimtë dhe të paqartë për të dy.

“Nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë; jam sikur pa një krah. Por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua të fortë si Sabria,” tha ajo, duke nënkuptuar se ndaj njerkës së saj ndjen shumë mirënjohje dhe respekt.

Gjyshja e saj, një figure tjetër e rëndësishme në jetën e saj, u ndërlidh me shpirtin e saj. Gjyshja vdiq gjatë pandemisë, një humbje që e përjetoi shumë rëndë. Xheneta e kujton atë si një mbështetje dhe një burim sagesh, një figurë që manaxhonte emocionet në një kohë të vështirë për të.

Rrëfimi i saj për takimin e parë me nënën e saj është një nga momentet më tronditëse. “U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita dhe mendova se ëndrra ime po realizohej, por nuk ishte ashtu,” shprehet ajo, e cila e kuptoi se nëna e saj nuk kishte pasur asnjë lidhje me jetën e saj dhe të vëllait.

Xheneta nuk heziton të flasë edhe mbi marrëdhënien e saj disavjeçare me ish-të dashurin, i cili, sipas saj, filloi me dhunë fizike. “Pas fejesës tonë, ai nisi të dalë me vajza tjera dhe filloi të ushtrojë më shumë dhunë,” u shpreh ajo, duke nënkuptuar se kjo periudhë erdhi me një çmim të lartë për shëndetin e saj mendor.

“Isha në një pikë që nuk mundesha të ecja në këmbë, dhe tentova të mbys veten. Ishte një periudhë shumë e errët për mua,” kujton ajo, duke theksuar se ishte mbështetjes së një shoqe të saj dhe vizitave tek psikologu që filloi të rikuperohej. “Kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha,” rrëfimi i saj është një thirrje për ndihmë dhe vetëdijesim për të tjerët që ndjejnë të njëjtat dhimbje.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika