Web Analytics

Rritja e numrit të vrasjeve, Bajrami: Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve

Botuar nga: InfoKosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se urgjentisht duhet të merren masa për sigurinë e qytetarëve.

Ky reagim vjen pas rastit të mbrëmshëm në Prishtinë, ku mbet i vdekur një person dhe u plagos një grua e cila vdiq sot në Intensivë.

“Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve. Mbrëmë një grua e moshës 48 vjeçare është vrarë pranë shtepisë së saj, në veturën e saj.”

Bajrami ka thënë se kjo është e papranueshme.

“Kjo është e papranushme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihën të lirë. Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihën të lirë ata përserisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!”

Bajrami ka shprehur ngushëllime për familje e viktimave dhe u ka bërë thirrje institucioneve që të ndëshkojnë krimet.

“Ngushëllime familjeve të viktimave, thirrje institucioneve që mos të lënë krim pa ndeshku as kriminel të lirë! Siguria është e drejtë elementare njerëzore.”

Të FUNDIT