Ajo është një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar, dhe tani po fliten spekulime për përfshirjen e saj në ‘Big Brother VIP’.
Ryva Kajtazi, këngëtarja dhe aktorja shumë e njohur, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Pas një interviste të fundit në ‘Dukagjin’, ajo ndau momente nga jeta e saj, si dhe sfidat që ka kaluar gjatë karrierës së saj.
Një nga pyetjet më intriguese gjatë intervistës ishte në lidhje me mundësinë që ajo të jetë pjesë e reality show-t të njohur, ‘Big Brother VIP’.
Ryva tregoi se e pëlqen këtë format televiziv dhe se është një shikuese e rregullt e emisionit.
Ajo kishte shprehur: “Me pëlqen, e shikoj shumë. Ndoshta në të kaluarën do isha bërë pjesë, por tani, për shkak të angazhimeve familjare, ndjehem si të mos rri si pjesë, por nuk dihet çfarë ndodh në të ardhmen.”
Të gjithë jemi kurioz të dimë nëse do ta shohim Ryva-n në shtëpinë e ‘Big Brother’ dhe se si do e përballonte atë mjedis sfidues.
Pa dyshim, prania e saj në ‘Big Brother VIP’ do të sillte shumë dinamikë dhe emocion në shfaqje, duke e bërë të gjithëve të ndjekin çdo moment të saj.
Njohës të showbiz-it janë të mendimit se angazhimi i Ryva-s në këtë program do të rrisë ndjeshëm audiencën e emisionit dhe do t’i sjellë disa momente të paharrueshme.
Çfarë do të ndodhë? E ardhmja e saj në ‘Big Brother VIP’ mbetet një mister, por pasionin e saj për televizionin nuk e ndalon askush.