E diel, 3 Nëntor, 2024
7.7 C
Pristina

Sa nisi spektakli, plas keq mes Olta Gixharit dhe kësaj banorje

Banorja e parë e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova” është këngëtarja Rovena Stefa.

Ajo u prezantua zyrtarisht pak më parë, e cila duket se ka hyrë plot energji dhe me objektiva të qarta: të shpallet fituese e spektaklit.

Këngëtarja gjithashtu pati edhe një debat me opinionisten Olta Gixhari.

E gjithë situata nisu kur banori i dytë, Kevin Edmond, i dhuroi një trëndafil Rovenës, duke ndezur pak atmosferën në studio.

Megjithatë pak më pas, Rovena refuzoi që hyrjen brenda shtëpisë ta bënte bashkë me Kevinin, duke i kërkuar produksionit që të hyjë e vetme.

“Unë kam lindur vetëm, jam vetëm dhe fakti që ai djaloshi simpatik më dhuroi një trëndafil, nuk do të thotë që e mora për dore dhe hyra në shtëpi, duhet më shumë punë”

Nga Rubrika